Regjistrimi i diasporës dhe përfaqësuesve të misioneve diplomatike dhe konsullore fillon të hënën, duke shënuar adresën e postës elektronike dhe numrin amë, përmes një aplikacioni të veçantë online. Pyetjet e para që do t’u përgjigjen mërgimtarët janë se cila është adresa e fundit e vendbanimit këtu në vend, sa anëtarë të familjes kanë në Maqedoni, dhe pse u larguan nga vendi. Aplikimi elektronik mund të plotësohet vetëm nga jashtë vendit, me mundësinë e zgjedhjes në tetë gjuhë.
Thirrja për vetë-regjistrim i Ministrisë së Punëve të Jashtme do të zbatohet përmes një fushate të veçantë, që përfshin ambasadorë, konsuj dhe përfaqësues të Përfaqësive Konsullore Diplomatike, të cilët duhet të përgatisin një plan të veçantë, për informimin e qytetarëve në lidhje me regjistrimin.
Për ata emigrantë që nuk do të regjistrohen në mënyrë elektronike, mbetet alternativa, të dhënat për ta të jepen nga një anëtar tjetër i familjes që është këtu në shtet. Me përjashtim të diasporës dhe anëtarëve të misioneve diplomatike dhe konsullore, regjistrimi do të fillojë një muaj më herët, si dhe për të burgosurit dhe të pastrehët.