Rama i dërgon letër udhëheqësit të Katarit, al-Thani

Kryeministri Edi Rama i ka shkruar një letër përfaqësuesit diplomatik të Katarit, Amir Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, për marrëdhëniet që kanë të bëjnë mes Shqipërisë dhe Katarit, shkruan gulf-times.com, përcjell foldrejt.com.

Letra është pranuar nga ministri i jashtëm, Sultan bin Saad al-Muraikhi, që kishte takim me ambasadorin shqiptar në Doha, Kujtim Xhani.

Katari është ndër shtetet e para që ka ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe ka premtuar që edhe në të ardhmen do qëndrojë pranë popullit vëlla shqiptar./Foldrejt.com