Qyteti apo fshati, kush ka jetën më të dëlirë

Shpesh hasim në një debat se ku është jeta më e mirë në fshat ose në qytet. Ku ruhet më mirë tradita e kultura e një vendi. Në lidhje me këtë të përngjet simboli kinez jin-jang-ut, ku pjesa e zezë ka një pikë të bardhë dhe kju pjesa e bardhë përmban një pikë të zezë, informon foldrejt.com.

Nëse do ta shëmbëllenim atë që po themi me alkiminë, si shkencën e botës animike, atëherë nomadizmi përkon me solve dhe sedentarizmi me coagular, dy faza apo lëvizjet nuk duhet të pengojnë, por të përplotësojnë njëra-tjetrën.

Në këtë rrafsh duhen kuptuar vlerësimet kundërthënëse të Ibn Khaldunit, kur dënon nomadët për barbarinë e tyre dhe mbështet jetën urbane si garancinë e vetme të shkencave dhe arteve dhe, nga ana tjetër, akuzon banorët e qyteteve për lëshimin në shthurje dhe vese, përkarshi burrërisë dhe dëlirësisë natyrore të beduinëve. Ideali është të jetosh në gjendjen e drejtpeshumit ndërmjet këtyre dy elementeve njerëzore./Foldrejt.com

Vërejtje: Për më tepër lexoni librin Arti i Islamit nga zvicerani Titus Burckhardt