Qeveria e Kosovës në mbledhjen që nis pas dhjetë minutash, pritet të shqyrtojë Propozim-vendimin për të autorizuar një komision qeveritar për privatizimin e Telekomit.
Gazeta Express ka mësuar se kjo është pika e pestë e mbledhjes së Qeverisë, e thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj, për të martën në orën 14:00.
“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për autorizimin e Komisionit Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës” (MZhE)”, parasheh agjenda e mbledhjes së ekzekutivit.