Është shqetësuese rasti i fundit të meshës së organizuar ortodokse në qytetin e Strugës, ku qindra besimtarë, duke mos respektuar as edhe një normë të qeverisë rreth Kovid19, kanë marrë pjesë në të. Kjo ka irrituar edhe shumë qarqe shqiptare, që kërkojnë nisjen e faljes së Xhumasë ose sepaku heqjen e gjithë dënimeve të shkaktuara si pasojë e orës policore dhe mbajtjes së detyrueshme të maskave, informon foldrejt.com.

Madje në faqen e “Manastirit Bigorski” e tërë liturgjia është transmetuar live. Po ashtu edhe gjatë festës së Pashkëve u vërejtën të njëjta veprime në Manastirin e Shën Bigorskit në Dibër.

Edhe pse atëherë arsyetimet ishin se bëhet fjalë vetëm për persona kishtar, ndërsa sot një gjë e tillë nuk mund të thuhet ngase nga pamjet mund të vërehen qytetarë të thjeshtë të cilët kanë ardhur për liturgjinë.

Kur shohim këto organizime është e natyrshme pyetja se pse akoma mbahet ora policore, që nuk është në asnjë vend tjetër perëndimore, por mbahet me vendosmëri në Maqedoninë Veriore. /Foldrejt.com