Qeveria gjermane boton artikullin: Shtatë gjërat që nuk i dini për Shqipërinë

Qeveria gjermane ka bërë një lajm për Shqipërinë, ku e titullon “shtatë gjëra që nuk i dini për Shqipërinë”. Lajmi është publikuar në “bundesregierung.de” pak pas takimit mes kryeministrit Edi Rama me kancelaren Angela Merkel, përcjell foldrejt.com.

Shtatë gjëra që nuk dini për Shqipërinë

 

  1. Kryeministri Edi Rama nuk është vetëm personalitet politik, por edhe artist ku pikturat e tij ekspozohen në Muzeun Kombëtar të Tiranës ose Tate Gallery në Londër.
  2. Shqipëria e gjeneron 100 përqind të energjisë së saj nga hidrocentralet. Hidrocentrali në Liqenin e Komanit ka mundësi përfitimi prej 600 Megavat.
  3. Riviera shqiptare më së shumti njihet në bregdetin e pacënuar të detit Jon – ku ka plazhe të mrekullueshme. Brenda vitit Shqipërinë e vizitojnë 4.5 milion turistë.
  4. Nën sundimin e Enver Hoxhës në vitet 70-ta ose 80-ta janë ndërtuar për t’u mbrojtur 200 mijë mini-bunkere. Në rast sulmi, gjithë popullata shqiptare do strehohej aty.
  5. Liqeni më i vjetër në Europë ndodhet në Shqipëri – Liqeni i Ohrit – ku rriten mjaft kafshë dhe bimë unike. Liqeni ruhet nga UNESCO.
  6. Shqipëria është shtet emigrantësh: vetëm 2.9 milion banorë jetojnë në vend. Si pasojë e kërkimit të perspektivës më të mirë, rreth 4 milion shqiptarë jetojnë jashtë, shumica në Greqi, Maqedoninë Veriore (!) dhe Kosovë (!). (SHP – këtu duket se ka gabuar qeveria gjermane, pasi në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore shqiptarët janë vendas dhe nuk kanë emigruar për perspektivë).
  7. Flamuri i Shqipërisë është shqiponja e zezë dykrenore që ka pësuar ndryshime me kohë, por që formën e tanishme e ka marrë në 1992.