Duket se vrasja e mësuesit francez që vizatoi karikaturën e pejgamberit Muhammed, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka irrituar mjaft autoritetet franceze. Pas dëbimit të qindrave emigrantëve që vlenin si ‘radikalë’, së fundi ka qenë vetë ministri i brendshëm Gerald Darmanin, i cili tha se ai ishte “i mërzitur dhe i tronditur nga prania e rafteve speciale për produktet ushqimore hallall në tregjet vendase”.
Darmanin i tha televizionit francez “BFMTV” se kjo ishte plotësisht e papranueshme për shoqërinë franceze.
“Nuk duhet të ketë rafte në tregje me vetëm produkte ushqimore hallall”,- tha ministri francez, duke shtuar më tej, – “Mbledhjet fetare fillojnë pikërisht kështu. Kapitalizmi gjithashtu ka një përgjegjësi në të gjithë këtë. ”
Ai theksoi që karikaturat e Profetit Muhamed duhet të lejohen të botohen në atë vend dhe të shfaqen në shkolla.
Kjo i bie se në Francë vërtet tashmë është e vështirë të gjesh terren si musliman, pasi opozita që mund të fitonte neser zgjedhjet në Francë, është bile më anti-islame sesa qeveria e Macron./Foldrejt.com