Qeveria e re greke nën kryeministrin konservator Kyriakos Mitsotakis mendon të hyjë në konflikt me lagjen autonome greke në Athinë, Exarchia, shkruan STANDARD, përcjell foldrejt.com. Ministri i ri i rendit publik, Michaelis Chrisoxoidis, mendon të bastisë shtëpinë në këtë lagje anarkiste dhe t’i jap fund mosdëgjueshmërisë qytetare.
Nga lagja anarkiste flasin për një “shpallje lufte”. Deri tani në këtë lagje nuk mund të afrohet policia, dhe ata flasin se për të vazhduar këtë jetë “autonome dhe anarkiste” janë të gatshëm edhe të mbrohen.
Greqia shpesh ka vuajtur nga grupet ekstremiste dhe të pavarura nga shteti. Këto grupe të armatosura mes 1975 dhe 1999 kanë vrarë gjithësej 23 persona në Greqi – mes tyre diplomatë, policë, botues dhe politikanë./Foldrejt.com