Qeveria dëshiron të shfuqizojë mekanizmin mbrojtës ndaj Komunave

Ministri i Vetëqeverisjes lokale Goran Mileski, është në të njëjtën linjë me ligjvënësit e pushtetit që dje në Kuvend propozuan ndryshime ligjore, me të cilat do tu lejohen komunave të shpenzojnë edhe më shumë. Edhe Milevski, ashtu si dhe ligjvënësit, thotë se fondet e kufizuara në arkat komunale, janë shkaku i zvogëlimit të zbatimit të projektit në nivelin lokal. Sipas tij, nevojitet një mekanizëm tjetër mbrojtës, që do të mbrojë qytetarët nga luksi i kryetarëve.

Unë do të apeloja te kryetarët e komunave të sigurojnë që të mos ketë ngarkim të mëtejshme të buxhetit. Por, ky kufizim që ishte në 10%, me të vërtetë pengoi zhvillimin e komunave – deklaroi Goran Mileski, ministër i vetëqeverisjes lokale.

Bëhet fjalë për mekanizëm mbrojtës që e solli ish-ministri i Financave Dragan Tevdovski, që pengonte komunat të vazhdojnë të grumbullojnë borxhet e reja. Por, në vend që komunat të projektojnë parashikimet e tyre vjetore të të ardhurave me një rritje deri në 10 për qind, të shpenzimeve mesatare në tre vitet e fundit, tani ligjvënësit e BDI dhe LSDM-së propozojnë të shpenzojnë deri në 30 për qind mbi mesataren tre vjeçare. Borçe Gjorgjievski, i cili është kryetar i Këshillit të Zhvillimit të Rajonit të Planifikimit të Shkupit, thotë se zgjidhja aktuale më e ashpër ligjore u është imponuar atyre.

Çdo e ardhur e siguruar, që garanton si në anën e të ardhurave ashtu edhe në shpenzime, se kemi një projekt të mirë për realizim, duhet të kalojë. Dhe ne nuk mund të harrojmë se gjithashtu i paguajmë borxhet tona të vjetra – tha Borçe Gjorjievski, kryetar i Këshillit të Zhvillimit të Rajonit për Planifikim të Shkupit.

Përkundër mbështetjes financiare nga pushteti qendror, shumë komuna vazhdojnë të zhyten në borxhe milionëshe. Por, qeveria tani mendon se pushtetit lokal i mungojnë paratë për të zbatuar projektet, kështu që planifikon t’i lejojë që të projektojnë një buxhet edhe më të madh.