Qendra Islame Kulturore Shqiptare në Staten Island NYC, e përfaqësuar nga imami Tahir Kukaj, në bashkëpunim me ICNA Relief USA dhuroj sot një mijë pound (rreth 450 kg) mish te freskët Kurbani organizatës Humanitare Project hospitality në Staten Island NYC, shkruan foldrejt.com nga burimet e saja në SHBA.

 Për vite me rradhë Qendra Islame Kulturore Shqiptare ndihmon skamnorët dhe të varfërit në Staten Island. Aktiviteti humanitar i Qendres Islame Kulturore Shqiptare është i çmuar lart nga qytetarët e NYC. 

Qendres Islame Kulturore Shqiptare prej rreth dy dekadash bën therjen e kurbanëve në trevat shqiptare.

Në vijim foldrejt.com, ju sjell edhe disa fotografi ekskluzive nga shpërndarja e mishit për skamnorët.

Imami Tahir Kukaj duke dhënë intervistë për mediat amerikane
Imami Tahir Kukaj duke dhënë intervistë për mediat amerikane
Imami Tahir Kukaj duke shpërndarë mishin
Imami Tahir Kukaj duke shpërndarë mishin

 

Prezent gjatë shpërndarjes së mishit kanë qenë të ftuar edhe mediat lokale amerikane si Neë York 1, si dhe drejtori i ICNA Relief Qurbane Project Moviz Asad Siddiqi,  drejtori i Project Hospitality Rev. Terry Troia./Foldrejt.com