Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa sot ka publikuar tri vendime, dy nga një kandidate për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje dhe një nga një deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.
Kandidates për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni iu është refuzuar një ankesë dhe një tjetër iu është miratuar, ku ka urdhëruar KQZ-në që të rinumrojë votat në një vendvotim.
Në PZAP brenda 24 orëve, janë dorëzuar 208 ankesa.
Ky institucion ka gjithsej tri ditë që të shqyrtojë e vendos për çështjet e ngritura. Nëse palët nuk janë të kënaqura me vendimet e PZAP-së, atëherë ato mund t`i drejtohen edhe Gjykatës Supreme, e cila gjithashtu ka kohë 72 orë për shqyrtimin e tyre.