“Si është e mundur që ju si një “pro-amerikan”, të zotoheni që Kosova nuk do të aplikojë për anëtarësim në BE, në Këshillin e Evropës, në NATO, UNESCO, INTERPOL, OBSH, etj., por do të hyjë në zonën e novisadit, që është interes i Serbisë?”, shtroi pyetjen deputetja Fitore Pacolli për z. Hoti, në interpelancën e parë për sot, që ka të bëjë me pezullimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, në fund të së cilës do të votohet edhe rezoluta e mëposhtme.
REZOLUTË
1. Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare është objektiv i shprehur përmes Deklaratës së Pavarësisë dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
2. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria që të vazhdojë aplikimet për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Obligohet Qeveria e Kosovës që brenda dy javësh t’i dërgojë Kuvendit planin e veprimit për përgatitjet dhe aplikimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
3. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë të mundësojë dhe të përdorë të gjithë mekanizmat ligjor e kushtetues me qëllim të realizimit të anëtarësimit të Kosovës dhe institucioneve të saj në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/watch/?v=1395835103938309