Punëtorët e Pallatit të Rinisë nesër (12.12.2018) do të mbajnë një protestë duke filluar nga ora 12:00.
Protesta do të mbahet para “New Born-it”, thuhet në njoftimin e tyre.
Sipas tyre, me anën e kësaj proteste do të shfaqin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre për mos marrjen e pagave për tre muaj me radhë.