Pse policët kinezë patrullojnë rrugëve të Beogradit?

Chinese police officers pose with Serbian police officers during joint patrol at the Republic Square in Belgrade, Serbia, September 20, 2019. Picture taken September 20, 2019. REUTERS/Marko Djurica - RC16FDC26640

Serbia kërkon anëtarësim të shpejtë në BE dhe atë brenda vitit 2020, megjithatë, lidh kontrata bashkëpunimi me Rusinë, Kinën dhe Turqinë. Një ndër marrëveshjet e fundit që ka lidhur Beogradi është në fushën e sigurisë, por disi e pazakontë – policët kinezë patrullojnë rrugëve të Serbisë, shkruan foldrejt.com.

Momentalisht gjashtë policë kinezë patrullojnë sëbashku me kolegët e tyre serbë në rrugët e Beogradit. Kjo do të thotë se turistët kinezë tashmë mund të merren vesh me gjuhën amtare ndaj kërkesave të policëve nikoqir.

Poashtu Serbia ka lidhur edhe bashkëpunim me Kinën në lidhje për t’u mbrojtur nga krimet kibernike, si dhe në të ardhmen, pritet të kryhen edhe stërvitje të përbashkëta ushtarake.

“Serbia po përdor angazhimin e Kinës, për t’u pozicionuar si më të pavarur nga BE-ja,” shkruan media gjermane DER SPIEGEL.