Prokurori i Shtetit ngrit 28 aktakuza kundër 32 presonave

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokurori i Shtetit, njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 28 aktakuza kundër 32 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 12 persona, si dhe janë bërë gjashtë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë 7 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, transmeton arbresh.info.

Ku është raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit:-

Prishtinë, 03 mars 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e përkohshëm të  (2) automjeteve, për shkak të dyshimit se janë përfituar nga vepra penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”. Një automjet –i markës VË-Golf dhe çelësi i automjeti, si dhe një automjet –i markës Suzuki SJ 413 dhe çelësi i automjetit.