Tashmë është thuajse zyrtare. Gjithë mediat botërore kanë konfirmuar se Biden do konkurrojë për të parin e Shtëpisë së Bardhë.
Thuajse të gjitha anketat flasin për një dominim të Biden sa i takon mbështetjes mes kandidatëve demokratë. Në anketën e mëparshme të kryer prej Politico dhe Morning Consult ai qëndron përpara 26 dhe 19 pikë më përpara sesa i majti Bernie Sanders respektivisht. Edhe ky i fundit i njohur për qëndrimet pro-shqiptare, informon foldrejt.com.
Biden është person që mund të thith vota edhe nga kampi republikan, gjë mjaft e rëndësishme për “Swing States” si Ohio ose Florida. E vetmja mangësi e tij është se gjatë 2020 do jetë 77 vjeçar. Ngjashëm vlen edhe për Berni Sanders që do arrinte 79 vjeç. Këshilltarët e Sanders flasin se vjetët janë një temë.
Biden është katolik, ndërsa Sanders hebrej. Ky i fundit njihet për politika sociale dhe mund të rrëmbente votat e të gjithë personave që mendojnë se duhet ndryshime në shëndetësi dhe ndihmat sociale.
Sa u takon shqiptarëve, të dy janë mbështetës të flaktë të pavarësisë së Kosovës dhe kanë mbështetur pa ekuivoke ndërhyrjen mbi ish Jugosllavinë. Në disa raste Biden shprehet “Kosova” (jo Kosovo), kurse Sanders bënte presione të fuqishme në Senat gjatë 1999 që të ndërhyhet sa më parë ushtarakisht për të ndihmuar popullin e Kosovës./Foldrejt.com