Një ligj Ad Hoc i qeverisë austriake ka sjell kolona ta gjata në kufirin mes Sllovenisë dhe Austrisë. Disa persona kanë pritur deri 15 orë, e gjithë kjo për shkak të nisjes së kontrolleve kufitare dhe plotësimit të formularëve për të huajt që kalojnë tranzit vendin austriak, ku thuhet se ata nuk do ndalojnë në asnjë vend të Austrisë, informon foldrejt.com.
Pritjet kanë ndodhur të shtunën, kurse shumica e veturave kanë qenë me targa çeke dhe polake, të cilët janë kthyer nga pushimet.
Për të gjithë ata që kanë ndërmend të udhëtojnë drejt Austrisë, formularin e mbushjes mund ta marrin nga linku i mëposhtëm. Kjo do shmangte radhët në ditët vijuese.
https://www.sozialministerium.at/Informationen-zum-Coronavirus/Coronavirus—Aktuelle-Ma%C3%9Fnahmen.html