Juristi gjerman Reinhard Priebe duhet të hetojë një sistem juridik për reformat në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ai kohë më parë 2015 arriti të nxjerë nga kriza politike Maqedoninë Veriore, duke sjellë edhe rrëzimin e Nikola Gruevskit, kurse tani me ekspertët përreth përpiqet të implementojë ligje për funksionimin e drejtësisë të pavarur në Bosnjë, shkruan “Der Standard”.
Ditën e enjte Sarajevën e vizitoi edhe komisioneri i zgjerimit Johanes Hahn, për të biseduar rreth kësaj çështjeje, përcjell foldrejt.com.
22 pyetje pa përgjigje
Partitë politike në Bosnjë, të cilat kanë pretendime territoriale nuk lejojnë që në vendet e tyre të ketë gjykata të cilat nuk i kontrollojnë.
Prej 600 pyetjeve të komisionit të BE, pas pesë muajsh përsëri 22 pyetje mbeten papërgjigje – mes tjerash edhe pyetja se pse shteti ballkanik nuk miraton 13 vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Pyetësori ka për qëllim të shikojë sesa reformat ligjore në Maqedonië janë konform ligjeve europiane.
Në Bosnjë momentalisht partitë fituese janë ato që janë të ndara në vija etnike dhe fetare SNSD, HDZ dhe SDA, por kohët e fundit fuqi ka marrë edhe partia qytetare Fronti Demokratik.
Investim i madh kinez
Një shqetësim dhe kritikë e BE ishte për një kredit 600 milionë euro të marrë nga Bosnja prej bankës kineze Exim, për të ndërtuar një termocentral në Tuzla.
Kjo ka shfaqur kritika edhe te disa shoqata jo-qeveritare, e cila shqetësohet për ndotjen e ajrit. Në anën tjetër Johanes Hahn tha se duhet të shqyrtohet sesa marrëveshja është konform rregullave europiane.
BE ka shfaqur shqetësim për shtimin e financimeve kineze në Ballkanin jugperëndimor, veçanërisht në infrastrukturë./Foldrejt.com