Presidenti serb Aleksandër Vuciq përherë të parë ka folur për mundësinë e njohjes së Kosovës, shkruan media austriake kosmos.at, përcjell foldrejt.com.
“Pa një zgjidhje kompromisi nuk do njohim pavarësinë e Kosovës,” tha Vuciq në një konferencë për shtyp. “Serbia mund të flet për gjithçka, por vetëm në rast se ka zgjidhje kompromisi,” vijoi ai duke përmendur përherë të parë mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Pak ditë më parë edhe senatori amerikan Ron Johnson vizitoi Beogradin dhe Prishtinën, ku deklaroi se zgjidhja përfundimtare nuk do u pëlqejë as serbëve dhe as shqiptarëve./Foldrejt.com