Presidenti çek provokon nga Beogradi për dashurinë ndaj serbëve

Milosh Zeman (presidenti çek) ka thënë të martën pas mbërritjes në Beograd se ai e do shumë Serbinë dhe popullin serb, por “jo Kosovën”. Në fakt Zeman ka pasur edhe në të kaluarën deklarata të ngjashme, pasi njihet për kundërshtimet ndaj pavarësisë së Kosovës, shkruan foldrejt.com. 

Zeman u prit në Beograd nga nikoqiri i tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Republikës Çeke janë sot në nivelin më të lartë”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë në Instagram “E ardhmja e Serbisë”  të cilit i ka bashkëngjitur fotografi nga pritja në aeroportin “Nikolla Teslla”.

Është paraparë që të dy presidentët të mbajnë një takim tet-a-tet gjatë ditës së sotme, pasuar nga një takim plenar i delegacioneve të Serbisë dhe Republikës Çeke.