Koha e ngrohtë e vjeshtës së vonë po përfundon brenda një javë – tani po vjen i ftohti siberian, paralajmërojnë meteorologët gjermanë, shkruan foldrejt.com.

Nëntori jo vetëm që ka mbajtur temperatura të larta dhe me diell në Ballkan, por edhe në Gjermani temperaturat kanë arritur deri në 21 gradë celsiuz.

“Nuk do të ketë ulje të menjëhershme të temperaturave, por çdo ditë ulje për një gradë,” tha meteorologu gjerman Dominik Jung për „wetter.net“. Këto ulje kanë filluar nga kjo javë.

Temperaturat tepër të ulta priten të regjistrohen të mërkurën e ardhshme, kurse deri në fund të nëntorit do kemi tamam dimër. Javën e ardhshme priten edhe reshjet e para të dëborës./Foldrejt.com