Porsche rritje në të gjithë botën, zvogëlim drastik në Shqipëri

Përgjatë vitit 2018, përkundër krizës automobilistike, firma Porsche Holdin Salzburg (degë e Volkswagen AG) ka pasur një qarkullim prej 20.4 miliardë euro, ose 1.9 përqind më shumë sesa viti paraprak. Ky sukses lidhet kryesisht me modelet e reja të Porsche-ve.

Vendet që kanë pasur shtim më të madh të blerjes së Porscheve, ka qenë Rumania (plus 18.1 përqind), kurse në Shqipëri ka pasur një ulje drastike prej 11 përqind të blerjeve të Porscheve, shkruan Die Presse, përcjell foldrejt.com.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në Çile dhe Kolumbi, ku ka ulje prej 8 përqindsh, por kjo nënkuptohet pasi në këto dy vende ka trazira dhe protesta të shumta.