Në shumë vende të BE është rritur nacionalizmi, kurse shumë media gjermanofone pyesin “A është Brexit vetëm fillimi?”
Publicisti konservator gjerman, Roland Tichy, e shpreh si “zhgënjim total” që ekonomia e dytë më e madhe e Europës, Britania e Madhe po del nga BE dhe në anën tjetër kjo “zëvendësohet” nga shtete si Shqipëria. Megjithatë, për shkak të politikave të sigurisë, është në të mirën e BE-së që të pranojë Ballkanin Perëndimor, përcjell foldrejt.com.
Kundër Turqisë
Politikania Petra Steger nga partia qeveritare austriake FPÖ, theksoi në anën tjetër që është kategorikisht kundër anëtarësimit të Turqisë në BE, pasi “nuk dëshiron që njëri ndër vendet më të mëdha të BE të jetë muslimane.”