Gjatë së dielës në tërë Kosovën janë ndaluar, arrestuar apo shoqëruar në polici 9 persona.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së dielës në tërë vendin janë ndaluar, arrestuar apo shoqëruar për në stacion policor nëntë persona për veprën “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, shkruan lajmi.net.
Sipas njoftimit, numri më i madh është në Prizren dhe në Prishtinë.
Më poshtë ju sjellim të gjitha rastet:
Fsh. Trudë, Prishtinë 26.04.2020-02:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Pejës, Prishtinë 26.04.2020-23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.
Gjilan 27.04.2020-00:30. Janë takuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Ekrem Rexha, Prizren 26.04.2020 -12:32. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovarpasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Ekrem Rexha, Prizren 26.04.2020 -12:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Suharekë, Prizren 26.04.2020 -15:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Suharekë, Prizren 26.04.2020-15:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/