Gjatë kontrolleve rutinë të policisë, dje vetëm në territorin e komunës së Çairit janë shqiptuar gjithsej 182 gjoba, përfshirë 29 për vozitje pa patentë shoferi, 17 për automjete të paregjistruara, 7 sanksione për mos mbajtje të maskës mbrojtëse, informon foldrejt.com.
Paraprakisht më datë 5 nëntor policia vetëm në territorin e Çairit dhe Çuçer Sandevës shqiptoi gjithsej 173 gjoba, mes të cilave 33 për vozitje pa patentë shoferi në suaza të kontrolleve të përforcuara në fushën e komunikacionit që i zbaton Ministria e Punëve të Brendshme.
Kontrollet e intensifikuara të trafikut, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion.