Më herët këtë vit është premtuar se Pocophone do të marrë mbështetje për regjistrimin video 4K @ 60fps, nëpërmjet përditësimeve OTA.
Përmirësimi, i cili pritej në shkurt, më në fund filloi të arrinte në Pocophone F1, edhe pse aktualisht është vetëm në beta.
MIUI 10 9.3.1 beta lejon të regjistroni video 4K në 60fps. Azhurnimi u njoftua më 1 mars dhe në të njëjtën kohë sjellë regjistrim 4K 60fps në modelet Xiaomi Mi 8 dhe Mi 8 Pro.
Përveç kësaj, pritet që edhe Pocophone do të marrë Night Mode për fotot, mbështetje 960FPS slo-mo, dhe certifikim Widevine L1 për të transmetuar shërbimet Amazon Video në HD.
Mbështetja e Netflix ishte gjithashtu e pritur, por aktualisht nuk është e disponueshme në versionin beta.