Një infermier i Urologjisë është plagosur në Qendrën Klinike Universitare.
Lajmin e ka dhënë Sindikata e Infermierëve të Kosovës. Kjo sindikatë ka kërkuar nga policia që të ndërmarrin masa të menjëhershme në mbrojtje të infermierëve, sepse sipas tyre ky nuk është rasti i parë që po ndodhë.
Reagimin i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.
Reagim
Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve.
Ne ju bëjmë thirrje organeve të sigurisë që sa më parë të merren me rastin dhe kryerësit të marrin dënimin e merituar.
Poashtu ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë.
Kryesia e Sindikatës së infermierëve.