Trajneri i kombëtares helvete Vladimir Petkovic tregon se viti 2018 ishte mjaft i suksesshëm për të, por ndodhën edhe disa situata të pakëndshme gjatë KB 2018, ku edhe gazetarët i frynë problemit pas gjestit të shqiponjës dykrenore të Shaqirit, Xhakës dhe Lichsteiner kundër Serbisë, shkruan foldrejt.com.

“Lojtarët në fakt ishin të kënaqur pas fitores kundër Serbisë, por në të njëjtën kohë të irrituar. E kuptova që pas ndeshjes kundër Serbisë dhe Kosta Rikës, kombëtarja helvete ishte e tronditur,” thotë Petkovic për blick.ch. Edhe pse ai thotë se nuk është mirë të diskutohet me “sikur”, ai shton se gjendja e kombëtares pas gjestit të shqiponjës dykrenore ishte “si në gjendje lufte”.

Në këtë gjendje kaotike, ku edhe nuk kishte kohë për të folur, skuadra ishte tepër e lodhur për t’u fokusuar kundër Suedisë në çerekfinale dhe thjesht erdhi humbja më e vështirë e sezonës.

Megjithatë prej atëherë gjithçka ka ndryshuar dhe tashmë Zvicra mundi bindshëm edhe Belgjikën me rezultatin 5 me 2. Poashtu kanë ndodhur edhe ndryshime në kuadrot e lojtarëve.

“Kjo tregon se jemi rrugës për të qenë kombëtare e madhe dhe të konkurrojmë me të gjitha skuadrat,” tha Petkovic, përcjell foldrejt.com. “Unë askënd nuk dëshiroja të dërgoja në pension, as Valon Behramin, por thjesht të ndryshoja lojën dhe të fokusohesha te të rinjtë e skuadrës. Kush si e ka kuptuar.”/Foldrejt.com