Qytetari që pasditen e sotme erdhi nga Milanoja në Shkup nuk është i infektuar me virusin korona. Këtë e bëjnë të ditur nga Klinika Infektive në kryeqytet ku në orën 22 u pranua qytetari që kishte shfaqur simptome të gripit.

“Informojmë se rezultatet për koronavirusin janë negative tek pacienti që sonte iu bënë testet në Klinikën Infektive në Shkup” shkruajnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Megjithatë me të arritur në shtëpi, ai ka ndjerë simptome që e kanë bërë t’i drejtohet klinikës infektive për ndihmë. Me t’u pranuar në klinikë, ai është izoluar dhe iu nënshtruar testeve që rezultuan negative, pra personi nuk është prekur nga virusi.