Përsëri tërmet në Shqipëri

Disa lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës që lamë pas në Shqipëri, teksa më e forta ishte me magnitudë 4.5 të shkallës rihter në zonën e Shijakut.

Lëkundja e tërmetit në këtë zonë është regjistruar rreth orës 02:18 minuta me thellësi rreth 10 km.

Tërmetet e tjera të magnitudë 3.5 dhe 3.1 janë regjistruar në detin Adriatik përkatësisht rreth orës 01:46 minuta dhe rreth orës 03:49 minuta.

Kujtojmë që ky i fundit është regjistruar në të njëjtën orë kur ra tërmeti tragjik i 26 nëntorit që la pas 51 të vdekur.