PËRSE KOMBET SHKOJNË NË LUFTË

“Përse kombet shkojnë në luftë” është një libër i John G. Stoessingeer, profesor i nderuar i Diplomacisë Globale në Universitetin San Diego, që trajton fishkullimën e lashtë të luftës.  Në shkollat e shkencës politike, historisë, socilogjisë dhe shkencave të tjera shoqërore, shkaqet e luftërave ndërlidhen me nacionalizmin, militarizmin, sistemin e aleancave, faktorët ekonomik, apo edhe me shkaqe të tjera “fundamentale”.  Stoessingeer nuk pajtohet me faktin që luftërat janë një pjesë e pashpjegueshme e natyrës njerëzore, pasi që ai ka përjetuar një pjesë të madhe të tyre. I udhëhequr nga dituria konvencionale, ai gjen një faktor thelbësor në atë se përse kombet shkojnë në luftë: vetë njerëzit.

Sa u takon luftërave, Stoessingeer i referohet thënies së Niçes: “Nëse shikoni thellë në humnerë, humnera do të shikojë në ju.” Natyra e luftës në kohën që jetojmë është kaq e tmershme, sa që tundimet e para që ju dhanë botës njerëzore rrezikojnë që të kthehen. Pothuajse të gjithë njerëzit e mençur pajtohen që spektakli i luftës ka qenë një manifestim i çmendurisë së organizuar, dhe që përpjekjet për të punuar për paqe janë sikurse puna e gurrit të Sizifit. Sipas tij, fytyra e vërtetë e luftës është sikurse Meduza me tmerrin e saj të pandërprerë, që kërcënon të shkatërrojë të gjithë ata që ballafaqohen me të.  Gjithsesi duhet gjetur guximi për tu ballafaquar me humnerën.  Stoessingeer beson që lufta është një sëmundje, dhe mund të jetë sëmundja e njerëzimit deri në vdekje. Asnjë epidemi vrasëse nuk është mund duke mos shmangur ekspozimin, dhimbjen dhe rrezikun. Edhe pse arsyet njerëzore dhe guximi shpeshherë kanë mbizotëruar duke tejkaluar edhe plagën, përsëri Vdekja e Zezë që shkatërroi planetin tonë shekuj më pare, sot një një kujtim i largët.

Libri “Përse kombet shkojnë në luftë” , botimi i njëmbëdhjetë, është i përbërë nga 10 kapituj, ku kapitulli i fundit është përmbledhje e kapitujve të mëparshëm dhe një perspektivë për të ardhmen. Në kapitullin e parë “Zari i hekurt: Lufta e Parë Botërore”, përfshihen të gjitha ngjarjet të cilat çuan në këtë luftë, por nga këndvështrimi i zyrtarëve të kohës, udhëheqësve të shteteve dhe perandorive, gjeneralëve dhe ministrave, si dhe personave të tjerë të përfshirë në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Duke nisur nga vendimi i Gavrilo Principit për të vrarë kryedukën e Austro-Hungarisë në Sarajevë, e deri tek vendimet emocionale të kajserit gjerman për të përkrahur mikun e tij, Perandorin e Austrisë për ti shpallur luftë Sërbisë , duke mos marrur parasysh se Rusia cariste mund të përfshihet në luftë, sipas autorit janë pikërisht shkaqe thelbësore që çuan në fillimin e luftës. Zari I hekurt kishte filluar të rotullohet, andaj vetëm ndihma e Zotit do të shpëtonte gjeneralët nga ajo që do të ndodhte. Në kapitullin e dytë që autori e ka titulluar “Barbarosa: sulmi i Hitlerit ndaj Rusisë”, poashtu autori “fajson” udhëheqësit e asaj kohe për “etje” për të nisur luftën, sikurse nga ana e Gjermanisë, poashtu edhe vendimet e Stalinit që kjo punë të “përshpejtohet” dhe ti jepet fund sa më parë.  Kapitulli i tretë i titulluar si “Korea: Tundimet e fitores”, përfshin periudhën pas Luftës së Dytë Botërore dhe luftën mes dy Koreve. Duke nisur nga vendimet e presidentit Truman, e deri tek taktikat e gjeneralëve, autori përsëri nxjerr në pak rolin që kanë pasur të gjithë këta për të rrezikuar pikërisht një luftë të re, e cila pas bombës atomike të hedhur disa vite më parë, pritej që të ishte katastrofale për qenien njerëzore.

kapitullin e katërt “Tragjedinë greke me 5 akte: Vietnami”, Stoessingeer përshkruan të gjitha veprimet e SHBA-së dhe vendeve evropiane gjatë periudhës së luftës së Vietnamit. Edhe njëherë sikurse gjatë gjithë pjesëve të tjera të librit, autori parashtron pyetjen “ cili ishte ndikimi i zyrtarëve të lartë që kjo luftë të vazhdojë”.  Kapitulli i pestë i dedikohet vendeve të Ballkanit, respektivisht shpërbërjes së ish Jugosllavisë, që autori e ka titulluar “Nga Sarajeva në Kosovë”. Në këtë kapitull trajtohet çështja e shpërbërjes së ish Jugosllavisë, lufta në Bosnjë, Marrëveshja e Dajtonit, lufta në Kosovë dhe krimet e Sllobodan Milosheviqit, si dhe dalja e kriminilëve sërb përpara gjyqit të drejtësisë.  Përderisa në kapitullin e pestë shkaqet e luftës ishin edhe etnike, në kapitullin e gjashtë konflikti bëhet në emër të Zotit. Ky kapitull i titulluar si “Në emër të Zotit: Hindusët dhe myslimanët”, autori trajton çështjen e kolonializimit të vendeve të Indisë dhe Pakistanit, ndarjen mes këtyre grupeve dhe nisjen e luftës. Trajtohet çështja e Luftës së Kashmirit të vitit 1965, agimin e përgjakshëm të Bangladeshit, si dhe sulmet në Mumbai më nëntor të vitit 2008.  Gjithashtu edhe kapitulli i shtatë ka të bëjë me të Shenjtën, respektivisht “Luftën 60 vjeçare në Tokën e Shenjtë” mes izraelitëve dhe arabëve.  Kapitulli i tetë i dedikohet “Dashnorit të Luftës: Sadam Husseinit” ku trajtohet lufta mes Iranit dhe Kuvajtit, lufta Iran-Irak, si dhe agresioni i Sadam Huseinit kundër Kuvajitit. Kapitulli i nëntë ka të bëjë me luftërat e reja të shekullit që jetojmë “Amerika dhe Bota Islame”, ku paraqiten të gjitha ndërhyrjet ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme.