Ekspertët belgë paralajmërojnë se për shkak të shfaqjes së llojeve të reja të virusit Covid-19, do të jetë e nevojshme të vaksinohen midis 80 dhe 90 për qind të popullsisë në mënyrë që të fitohet imuniteti kolektiv.
“Tani e dimë që 70 për qind e të vaksinuarve nuk do të jenë të mjaftueshme për ta vendosur virusin nën kontroll, kështu që duhet të synojmë për më shumë. Shkalla e vaksinimit prej 80 për qind duhet të jetë e arritshme “, vlerësoi epidemiologu kryesor belg, Pierre van Dam.
Veçanërisht theksohet që shkalla e vaksinimit për personat më të vjetër se 50-vjeç duhet të rritet deri në 90 për qind.
Agjencia Evropiane e Barnave thotë se aktualisht është e panjohur se sa zgjat mbrojtja që siguron vaksinat e aprovuara kundër COVID-19, por përcjellja e vaksinuesve në provat klinike do të vazhdojë “për një numër vitesh” për të mbledhur më shumë informacion mbi kohëzgjatjen e mbrojtjes.