Përgjimet/ Reagon Xhemal Qefalia: Xhevahire nga Dibra

Në 10 përgjimet e publikuara dje nga gazeta ‘Bild’ shfaqej dhe deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia.

Me një fjalor jo të përshtatshëm për një kryetar komisioni në Parlament, ai komunikonte me Robert Agën, shefi i policisë së Dibrës, duke i premtuar një vend pune në Bulqizë. Madje ky i fundit e quaj Qefalinë ushtarin e tij në bisedën që bën me Ulsi Manjën.

Sot ai ka reaguar në lidhje me këto përgjime duke i cilësuar me ironi si ‘xhevahire nga Dibra’. Sipas tij bisedat janë thjeshtë mes miqsh të vjetër dhe nuk përbëjnë krim elektoral. Ai i del dhe në mbrojtje mikut të tij duke e quajtur ‘oficer karriere’. /Opinion.al