Në testimin ndërkombëtar të Pisa, nxënësit shqiptarë deri tani janë rënditur kryesisht në fund të listës. Kjo tregon se përveç nxënësve, në shtetet tona i kemi më të dobët edhe arsimtarët/profesorët dhe natyrisht edhe politikanët. Duke shpresuar që ky rangim të ndryshojë në të ardhmen, në vijim foldrejt.com, ju sjell disa detyra nga testimi i Pisa (për vitin e parë), që shpresojmë që sado pak prindërit dhe nxënësit të njoftohen me përmbajtjen e pyetjeve të testit dhe të mësojnë për rezultate më të mira në të ardhmen. Në fund të tekstit i keni edhe rezultatet e sakta.

Detyra 1. Ajla para pak kohësh ka blerë një biçikletë. Ajo ka pasur matës së shpejtësisë në timon, ku i tregon shpejtësinë mesatare dhe distancën e rrugës së kaluar. 

Në një udhëtim, Ajla, kaloi 4 km në 10 minutat e para, a më pas edhe 2km në 5 minutat e ardhshme.

Cilat nga shprehjet e mëposhtme është e saktë?

  1. Shpejtësia mesatare e Ajlës është më e lartë në 10 minutat e para sesa në 5 minutat e ardhshme.
  2. Shpejtësia mesatare e Ajlës është më e vogël në 10 minutat e para sesa në 5 minutat e ardhshme.
  3. Shpejtësia mesatare e Ajlës është e barabartë në 10 minutat e para me ato 5 minutat e ardhshme.
  4. Me këto të dhëna është e pamundshme të përcaktohet shpejtësia mesatare e Ajlës.

Detyra 2. Ajla ka vozitur me biçikletë nga shtëpia e saj deri te daja. Gjatësia e rrugës është 6km, kurse shpejtësia mesatare e saj ka qenë 18km në orë.

Cilat nga shprehjet e mëposhtme është e saktë?

  1. Ajla ka arritur te daja për 20 minuta
  2. Ajla ka arritur te daja për 30 minuta
  3. Ajla ka arritur te daja për 3 orë
  4. Nuk mund të gjendet koha.

Detyra 3. Ajla ka shkuar me biçikletë nga shtëpia deri te lumi, që është larg 4km. Ajo kishte nevojë për 9 minuta. Më vonë ajo ka kthyer nga një rrugë më të shkurtër me gjatësi 3km. Kësaj here i duheshin 6 minuta.

Sa është shpejtësia mesatare që ka vozitur Ajla në të dyja drejtimet?

Shpejtësia mesatare deri te lumi dhe kthimi ka qenë _____ km/orë.

Detyra 4: Njehso syprinën e drejtkëndëshit ku njëra brinjë është 12m, kurse brinja tjetër është e gjatë sa hipotenuza e trekëndëshit kënddrejtë me katete 2.5m dhe 1m.

 

 



Përgjigjet e sakta: 1 Përgjigje: 3); 2. Përgjigje 1); 3. 28km/orë, 4. Përafërsisht 32.28 metra katrorë