Përdoruesit e Androidit-it kanë raportuar për një numër problemesh me aplikacionet e tyre të smart-phonave dhe tabletave gjatë orëve të fundit, derisa aplikacionet Google, Gmail, Yahoo Mail dhe Google Play Store nuk bëjnë kur hapen.
Ata janë shprehur se janë përballur me probleme me mbylljen e disa aplikacioneve menjëherë pasi i kanë hapur ato që nga mbrëmja e kaluar (22 mars 2021), përcjell Telegrafi.
Google që atëherë ka lëshuar një deklaratë, duke konfirmuar se çështja ishte zgjidhur. Mirëpo, mijëra njerëz ende raportonin probleme me aplikacionet e tyre të martën pasdite.
Llogaria zyrtare @Gmail Twitter gjithashtu ka këshilluar përdoruesit ta pastrojnë memorjen e fshehtë (cache) për aplikacionin.
Përdoruesit e Android mund ta pastrojnë atë duke u drejtuar te ‘Settings’, pastaj ‘Aplications’, ‘Gmail’, ‘Storage’, dhe më pas ‘Clear Cache’.