Për tre muaj, Kosovës iu shtuan mbi 2 mijë e 300 biznese

Mbi 2 mijë e 300 biznese të reja janë regjistruar në vend vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, derisa 430 të tjerave u është vënë dryni

Në Buletinin Ekononim Tremujor të publikuar nga Ministria e Financave, thuhet se më së shumti biznese janë hapur në kategorinë e tregtisë dhe prodhimit.

Numri i bizneseve të reja gjatë tremujorit të parë të 2020-ës ishte 2,311 (93 biznese më pak të regjistruara se periudha e njëjtë e vitit të kaluar) apo 3.9% më i ulët. 590 biznese të reja në kategorinë e tregtisë (6 më pak se T1 2019), 363 biznese të reja në kategorinë e prodhimit (86 më shume se T1 2019), 270 biznese të reja në akomodim dhe shërbime ushqimore (30 më shumë se T1 2019), 225 biznese të reja në aktivitetet profesionale dhe shkencore (28 më pak se T1 2019)”, thuhet në raport.

Ndërkohë, shuarja e bizneseve ka qenë më e theksuar në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë.

“Numri i bizneseve të shuara gjatë T1 2020 arriti në 430. (rreth 1/3 e tyre). Sipas prejardhjes së kapitalit, pjesa dërrmuese ishin me kapital vendor (2,301 ndërmarrje) dhe vetëm 10 prej tyre ishin me kapital të huaj”, thuhet në raportin e MF’së