Pentagoni: Trupat turke gjuajnë drejt ushtarëve amerikanë

Trupat amerikane gjatë ditës së premte kanë qenë të qëlluar nga trupat turke në qytetin kufitar Kobane. Një zëdhënës i Pentagonit amerikan ka theksuar se gjuajtjet kanë ndodhur në një vend që për Turqinë ka qenë e ditur se aty kanë qëndruar forcat amerikane, shkruan srf.ch, përcjell foldrejt.com. Në anën tjetër, Turqia ka hedhur poshtë akuzat se është qëlluar ndaj trupave amerikane ose aleancës kundër ISIS, pasi luftimet kanë ndodhur një kilometër larg postës ushtarake amerikane.

E rëndësishme është se nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Duket që vendimi i presidentit Donald Trump për t’u tërhequr nga Siria, ka ngjallur reagime të shumta nga kongresmenët amerikanë, por edhe shumë shtete europiane dhe arabe. Kjo duket si një frikë e shtimit të dominimit turk në Lindjen e Mesme. Turqia prej disa vitesh po kërkon të ndërhyjë në Sirinë veriore për të krijuar korridorin e paqes, por deri tani ishte kundërshtuar ashpër nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca që kishin trupa të stacionuar atje.

Kurdët e PKK-së edhepse njihen si terroriste nga Perëndimi, në fakt organizatat e afërta me të, bashkëpunojnë me shtete perëndimore. Përkrahja perëndimore ndaj kurdëve verëhet edhe te emërtimi i qytetit Koban, sipas emërtimit kurd që në fakt nga arabët në Siri njihet me emrin Ayn al-Arab./Foldrejt.com