Pendarovski për SPIEGEL: Kam frikë se po kthehemi në një Turqi të dytë

Mandatory Credit: Photo by KOCA SULEJMANOVIC/EPA-EFE/REX (10482714g) North Macedonia's President Stevo Pendarovski during a meeting with Serbian President Aleksandar Vucic (unseen) in Belgrade, Serbia, 22 November 2019. President Pendarovski is on a official state visit to Serbia. North Macedonia's President Stevo Pendarovsk in Belgrade, Serbia - 22 Nov 2019

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, në një intervistë për magazinën më të madhe të Europës, SPIEGEL, ka paralajmëruar frikën se me bllokimin e Francës, Maqedoninë mund ta gjejë fati i Turqisë dhe se mund të ketë rrjedha të “paparashikueshme” për gjithë Ballkanin Perëndimor. “Bile edhe rrjedha të pakthyeshme,” tha ai, përcjell foldrejt.com.

Ai përmend Turqinë pasi të dyja vendet prej më shumë se dhjetë vjetësh janë vende kandidate, dhe nuk kanë ecur para me integrime. Turqia tashmë edhe nuk ka gjasa reale për integrim, por një rrezik i tillë mund të vijë edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Pendarovski theksoi se nuk dëshiron të përmend emra shtetesh, por ka shumë shtete botërore, që mund të tentojnë të plotësojnë “boshllëkun” e lënë nga BE dhe ky është faji i vetë zyrtarëve të BE.