Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi se të rinjtë mund të mbesin në rajon vetëm nëse Ballkani Perëndimor fillon t’i shfrytëzojë resurset e veta dhe të vazhdojë me nisma autonome rajonale dhe të krijohet diçka një mini BE.

Ai në Forumin e liderëve të rinj në Novi Sad theksoi se të rinjve në rajon nuk u është dhënë mundësia dhe se kanë të drejtë të kërkojnë punë nëpër botë, nëse politikanët nuk ju japin perspektivë.

“Ata kanë vetëm një jetë, të gjithë ne kemi një jetë, dhe askush nuk është i çmendur që ta harxhojë derisa bisedimet me BE-në zgjasin me vite. Në vendim tim paga mesatare është 400 euro. Të mos isha kryetar, do të shpërngulsha nga vendi”, tha Pendarovski.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i opozitës maqedonase ndaj kësaj deklarate duke thënë se të ishte ekonomia ashtu siç thotë kryeministri Zaev, nuk do të mendonte për shpërngulje Pendarovski.