Shefi i Grupit Parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka thënë se do ta përkrahin projektligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2020.
Hamza tha se duke u bazuar në nevojat e qytetarëve dhe të bizneseve, PDK-ja do ta përkrah këtë projektligj.
“Më mirë është ta përkrahim buxhetin se mos ta përkrahin. Në emër të PDK-së do ta përkrahim buxhetin, kemi konsistencë në këtë pikë. Duke pa situatën, nevojat e vendit, nevojat e qytetarëve si dhe te bizneseve do ta përkrahim Buxhetin e Kosovës”, ka thënë Hamza.