Pasaporta e vaksinimit është gati në vendit tonë, deklaroi drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlindaj Karçanaj, ndërsa shtoi se së shpejti do do të ketë një sistem vaksinimi të përmirësuar,  qytetarët e vaksinuar do të pajisen me një kartelë personale të vaksinimit.
“Në këtë periudhë ku vaksinimi po shtrihet në të gjithë vendin, ne kemi paraprirë situatën duke bërë gati pasaportën e vaksinimit. Qytetarët shqiptarë që do të vaksinohen kundër Covid 19 do të pajisen me një dokument elektronik me standard të njohur ndërkombëtar. Gjithashtu së shpejti do të kemi një sistem vaksinimi totalisht të përmirësuar. Do rezervohet orari i vaksinimit, do vijë njoftimi për vaksinën e radhës, do të kemi një kartelë personale të vaksinimit me vulë elektronike”.
Kryeministria shtoi se pasaporta është një parapërgatitje në rast se kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit.