Pas iPhone Xr, Apple planifikon edhe prodhimin e iPhone 11 në Indi

Raportet që thonë se Apple do të prodhoj telefonat e tyre premium në Indi datojnë që nga fundi i vitit të kaluar.

Në fillim të këtij viti këto raporte u ndoqën nga të tjerat që pretendojnë të njëjtën gjë, pasi iPhone Xr dhe Xs të prodhuar në Indi ishin të gatshme për treg nga korriku, sipas spekulimeve.

Sipas një raporti të fundit, Apple po synon ta kthejë Indinë në qendrën kryesore të prodhimit global.

Kjo do të thotë që iPhone-ët premium do të prodhohen masivisht edhe në Indi, vërehet në raport.

Prodhimi i iPhone Xr raportohet se ka nisur në objektin Chennai Foxconn, duke i hapur rrugën prodhimit në masë të iPhone 11, i cili, megjithatë, kërkon aftësi teknike të përmirësuara.

Edhe pse tarifat nuk janë arsyeja kryesore e vendimit, vendimi me të vërtetë ofron një plan B për kompaninë me bazë në SH.B.A.

Pasi që rezultati i luftës tregtare të SHBA-së dhe Kinës është i panjohur, pika alternative e prodhimit është thelbësore për Apple.