Duket se në Ballkan akoma është në fuqi procesi i kombndërtimit dhe shteti nga shteti krahas që nuk ia njohin historinë, shpesh pretendojnë rrjedhje të njëjtë – duke shkaktuar deri te konfrontime diplomatike, informon foldrejt.com.
Fillimisht këtë problem më së shumti e ka pasur Maqedonia Veriore me Greqinë, rreth historisë së lashtë antike, më pas Bullgaria u bë më e zëshme për të shpallur Shkupi zyrtar se Goce Dellçevi ishte bullgar. Së fundi një kontest diplomatik është shkaktuar edhe mes Kroacisë dhe Serbisë rreth Nikola Teslës – çfarë ishte ai në fakt, kroat ose serb?
Me zbulimet e veta Nikola Tesla solli dritë në botë dhe ishte mjaft i respektuar si gjeni në Nju Jork – ku edhe vdiq në moshën 86 vjeçare në 1943.
Në 1936 ai do shkruante një letër falenderimi për përshëndetjet e zjarrta nga vendlindja dhe në fund thoshte se “jam njëshmërisht krenar për origjinën serbe dhe atdheut kroat. Rrofshin të gjithë jugosllavët.”
Pra Tesla e konsideronte veten më shumë jugosllav, pa e ditur se pas 75 vitesh, kur Jugosllavia do shkatërrohej, origjina e tij do ishte mjaft e rëndësishme dhe sebep për konfrontime mes serbëve dhe kroatëve. Babai i tij ishte prift ortodoks, kurse nëna e tij vajza e një prifti ortodoks.
Në 1857, fshati ku lindi Tesla, Smiljan, ishte pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze, kurse sot ndodhet në Kroacinë moderne. Shtëpia e tij ishte shkatërruar dyherë në 1941 dhe 1990.
Tashmë Kroacia kërkon të përvetësojë Teslën, me fjalën e tij këtij të fundi se është krenar për atdheun kroat.
Ministria e kulturës në Serbi ka reaguar ndaj Kroacisë dhe thotë se për nga zbulimet Tesla i përket botës, por nga etnia ishte serb. “Kjo është mjaft lehtë për t’u verifikuar.”
Pavarësisht gjithë debatit kroato-serb, Tesla vërtet mbetet një dijetar i madh – mbase më i madh i kohës së tij./Foldrejt.com