Serbia dhe Kosova me ndërmjetësimin amerikan kanë normalizuar sot lidhjet ekonomike duke nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë. Kjo marrëveshje ka sjell edhe njohjen e parë për Kosovën nga Izraeli, kurse Serbia do hap ambasadën e saj në Jeruzalem.
Presidenti Trump e ka quajtur këtë moment historik.
“Me të vërtetë, është historike”, tha Trump, duke qëndruar përkrah dy udhëheqësve në Zyrën Ovale.
“Unë pres të shkoj në të dy vendet në një të ardhme jo shumë të largët”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan./Foldrejt.com