Josip Ilicic është kthyer në stërvitje me Atalantan.
Ylli slloven, Josip Ilicic, tash e disa kohë ka qenë larg skuadrës së Atalanta, pasi përballej me probleme personale.
Lojtari vuante nga depresioni, por sot, pas gjashtë javëve, është kthyer në ambientet e skuadrës, përcjell lajmi.net.
Ilicic, i cili ishte në mesin e më të mirëve tek Atalanta, thuhet se po merr ndihmë profesionale për t’i kaluar këto probleme.
Mbetet të shihet nëse mesfushori kreativ do të arrijë të kthehet në formën që e kishte sezonin e kaluar.