Pas dorëheqjes së Mirko Kelebuda si këshilltare në Diessenhofen, që pritet të ndodhë në fund të majit 2021, partia zvicerane e majtë SP, ka hedhur kërkesën që vendi i lirë të plotësohet nga Fahrije Baftijari (38), informon foldrejt.com, duke u bazuar te media zvicerane tagblatt.ch.

38 vjeçarja është me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ku babai i saj ka ardhur në Zvicër për të punuar si bujk përpara 30 vjetësh. Përndryse, Baftijari, pasi ka mbaruar shkollën është martuar dhe është nënë e dy djemve. Në 2013 ajo mori pasaportën zvicerane.

Urojmë që në të ardhmen, diaspora shqiptare në Europë dhe SHBA të angazhohet më shumë në aktivitetet politike, por jo vetëm./Foldrejt.com