Parlamenti ukrainas ka votuar pro dekretit të presidentit Petro Poroshenko për ligjin ushtarak që do zgjasë një muaj. E gjithë kjo ndodhi pas përplasjes së anijes ruse me tre anijet ukrainase në ngushticën pranë Krimesë, shkruan foldrejt.com.
Ligji ushtarak i vendosur nga parlamenti i Ukrainës parasheh mbrojtjen e territorit të saj në det dhe tokë.
Edhe përpara votimit të ligjit, ushtria ukrainase ishte vendosur në gatishmëri të plotë, pasi presidenti Poroshenko e quajti sulmin e anijes ruse si “kërcënim serioz” dhe “invasion tokësor” të trupave ruse në Ukrainë.
Ligji ushtarak mes tjerash parasheh:
-Përforcim të mbrojtjes ushtarake të Ukrainës, veçanërisht postat kufitare dhe mbrojtjen ajrore.
-Të mbrohen magjistralet e rëndësishme infrastrukturore.
-Duhet të merren masa të tjera për sigurinë e informacionit (nuk dalin detaje tjera se për çfarë).
-Pika e katërt mbetet sekrete.
Ambasadori ukrainas në Berlin, ka kërkuar shitjen e anije luftarake gjermane për Ukrainën. Por Gjermania akoma nuk ka vendosur nëse do ia shiste anijet. Në anën tjetër NATO ka theksuar në një deklaratë për shtyp se mbështet sovranitetin ukrainas./Foldrejt.com