Parlamenti britanik voton sërish për zgjedhje të parakohshme

Qeveria britanike do t’iu kërkojë sot deputetëve që të votojnë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Pritet që qeveria të përballet me humbje, pasi partitë opozitare kërkojnë që fillimisht të miratohet projektligji i tyre që synon të parandalojë largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.

Ky projektligj, i kërkon Johnsonit zgjatje të afatit për Brexit, nëse nuk arrihet një marrëveshje para 19 tetorit dhe pritet të miratohet sot. Ai është kritikuar nga qeveria, pasi sipas tyre dobëson pozitën e qeverisë britanike në negociatat me Brukselin.

Kritikët në anën tjetër kanë thënë se largimi i Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje mund të ketë pasoja të jashtëzakonshme për këtë shtet.