Qytetarët kosovarë dhe ata të Luginës së Preshevës që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, kanë të drejtë të hyjnë në Serbi nga të gjitha pikat kufitare dhe nuk kanë detyrime për ta bërë testimin për Covid-19, (vetëm udhëtarët që janë të dyshuar), transmeton “Blic Presheva”.
Gjithashtu qytetarët e Luginës që jetojnë dhe veprojnë në Serbi, nuk kanë ende të drejtë për të hyrë në Kosovë, Qeveria kosovare ende nuk ka dalur me një vendim zyrtarë në lidhje për hapjen e kufijve me Serbinë.
Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste televizive deklaroi se kufitë me Kosovën do të hapen gjatë muajit Maj. Ndësa nga qeveria e Kosovës nuk ka asnjë reagim.