Miliona myslimanë po e festojnë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ky është Ramazani i dytë gjatë pandemisë së koronavirusit, që do të thotë se disa komunitete do të festojnë mes masave kufizuese të COVID-19.
Më poshtë mund të gjeni fotografi nga e gjithë bota që tregojnë përgatitjet e njerëzve për muajin e Ramazanit, dhe ditën e parë të festës.
Myslimanët po e monitorojnë ‘hilalin’ më 12 prill, duke përdorur një teleskop në Palembang, Indonezi
Punëtorët instalojnë një fanar gjigant tradicional, një simbol i festimeve të Ramazanit që daton më shumë se 800 vjet, Gaza më 12 prill
Punëtorët varin fenerë tradicionalë në përgatitje të Ramazanit, Najaf, Irak më 12 prill
Indonezianët bëjnë zhytje në plazh si pjesë e ritualit tradicional të quajtur Padusan për të mirëpritur muajin e shenjtë të Ramazanit, fotografi e shkrepur në Yogyakarta më 12 prill 2021. Padusan është një traditë javaneze për të pastruar veten para Ramazanit.
Një punëtor spërkat dezinfektues për të pastruar një xhami, për shkak të coronavirusit – Peshawar, Pakistan
Një pamje e Qendrës Diyanet të Amerikës në Washington
Një adhurues kryen lutjen e parë të Taravisë, në Qendrën Diyanet të Amerikës në Washington